Zhvillimet në Hagë, Çitaku falënderon partitë për shtyrjen e seancës së Kuvendit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që ishin dakord me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare. Çitaku ka thënë se në çaste të tilla Kosova


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që ishin dakord me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare.
Çitaku ka thënë se në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.
“Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes. Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon”, ka shkruar ajo në Facebook.


