Ziadin Sela teston strukturat, pas Kongresit ASH pritet të hyjë në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët ka shumë gjasa që t’i bashkangjitet Qeverisë me dy ministri, dy zëvendës ministra dhe dhjetëra drejtori. Kjo pritet të ndodhë pasi të mbahet Kongresi i rregullt i paralajmëruar për në pranverë, shkruan InfoShqip.com Siç mësohet jozyrtarisht, Ziadin Sela ka vendosur që fillimisht të testojë strukturat, peshën elektorale, por edhe aftësitë e anëtarëve […] The post Ziadin Sela teston strukturat, pas Kongresit ASH pritet të hyjë në Qeveri appeared first on InfoShqip.com.

Ziadin Sela teston strukturat, pas Kongresit ASH pritet të hyjë në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët ka shumë gjasa që t’i bashkangjitet Qeverisë me dy ministri, dy zëvendës ministra dhe dhjetëra drejtori. Kjo pritet të ndodhë pasi të mbahet Kongresi i rregullt i paralajmëruar për në pranverë, shkruan InfoShqip.com

Siç mësohet jozyrtarisht, Ziadin Sela ka vendosur që fillimisht të testojë strukturat, peshën elektorale, por edhe aftësitë e anëtarëve dhe funksionarëve aktual, për t’i emruar ata në postet kyçe në ekzekutiv. Nga ASH mësohet se kanë hapur dyert edhe për prurje të reja të cilët gjatë ristrukturimit të organeve partiake, nëndegëve, degëve dhe Kryesisë, në bazë të kontributit, përgaditjes dhe aftësive, do të zënë vendet vakante në këtë parti. Prurjet e reja nuk përjashtohen as nga emrimet dhe zgjedhjet në pozicionet e reja në pushtetin ekzekutiv, por Sela prioritet do të ketë bërthamën e partisë të cilët i kanë qëndruar besnik në momentet më të vështira.

Zyrtarisht nga ASH as nuk pohojnë, por as nuk mohojnë informacionet e këtilla. Në tentimin tonë për të verifikuar këtë lajm na u përgjigjën jozyrtarisht vetëm me fjalët “në këtë periudhë prioritet kemi Kongresin dhe riorganizimin e partisë”. Por, të pyetur për atë se çfarë do të ndodhë pas Kongresit dhe nëse ASH do të bëhet pjesë e Qeverisë, na thanë shkurtë se “Do të bëjmë atë që është më e dobishme për shqiptarët”./InfoShqip.com/

The post Ziadin Sela teston strukturat, pas Kongresit ASH pritet të hyjë në Qeveri appeared first on InfoShqip.com.