Zvicra triumfon 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Zvicra ka shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të UEFA Nations League 2026/27, në ndeshjen e zhvilluar në Lucernë.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 43-të me Fabian Rieder. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes maqedonase dhe realizoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Zvicrës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë trajneri Murat Yakin bëri dy zëvendësime, duke futur në lojë Manzambin dhe Jasharin.
Në minutën e 73-të, Zvicra dyfishoi epërsinë. Jeremy Manzambi goditi nga distanca, ndërsa portieri i Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski, nuk arriti ta kontrollojë topin dhe ai përfundoi në rrjetë.
Rezultati përfundimtar 3-0 u vendos në minutën e 81-të. Dan Ndoye reagoi shpejt pas një topi të mbetur në zonë dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.
Maqedonia e Veriut pati disa momente për të rrezikuar, por nuk arriti të gjente golin. Zvicra e menaxhoi mirë avantazhin në minutat e fundit dhe siguroi një fitore bindëse.
Rezultati:
Zvicra 3-0 Maqedonia e Veriut
Golashënuesit:
43’ Fabian Rieder 1-0
73’ Jeremy Manzambi 2-0
81’ Dan Ndoye 3-0
The post Zvicra triumfon 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



