Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 58 raste brenda një jave, tre për dhunim

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 58 raste brenda një jave, tre për dhunim

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 58 raste për periudhën 13.02.2026-20.02.2026.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës njëjavore të punës në zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 58 raste të reja. Siç thuhet në njoftim janë trajtuar 50 raste të dhunës në familje, 3 raste të dhunimit si dhe 11 kërkesa për urdhër mbrojtje të parashtruara në gjykatë.

“50 raste – dhunë në familje, 3 raste – dhunim, 1 rast – sulm seksual, 1 rast – ngacmim seksual, 1 rast – vrasje në tentativë, 1 rast – bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç, 1 rast – shkelje e UM-së, 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), 2 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente të përkohshëm, 1 kërkesë për ndryshim të UM-së, 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së, 21 aktvendime të aprovuara, 85 seanca gjyqësore, 16 seanca në prokurori, 71 këshilla juridike, 10 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese, 1 aktgjykim refuzues, 3 përfaqësime të rastit në polici, 8 referime të rastit në QPS, 1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave, 1 deklaratë mbi dëmin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/