Një amerikan padit OpenAI: “ChatGPT e ndihmoi gruan time të planifikonte vrasjen time”
Një burrë nga Karolina e Veriut ka paditur kompaninë teknologjike OpenAI, krijuesen e chatbot-it të popullarizuar ChatGPT. Në padinë e tij, ai pretendon se inteligjenca artificiale e ndihmoi gruan e tij të planifikonte vrasjen e tij. James Gates i mbijetoi një tentativa për helmim, ndërsa tani kërkon përgjegjësi nga kompania teknologjike dhe drejtori i saj, Sam Altman, shkruan Unilad, transmeton INA.
Bashkëshortja e tij, Cheryl Gates, me profesion terapiste shkollore, u akuzua për tentativë vrasjeje.
Ajo ngarkohej se kishte hedhur barna me recetë dhe bimë helmuese në lëngjet dhe pijeve energjike të bashkëshortit.
Sipas pretendimeve, përpara kësaj ajo ishte këshilluar me ChatGPT për kombinimet e barnave që mund të ishin fatale ose jashtëzakonisht të dëmshme.
Procedura penale kundër saj u pezullua në prill të vitit 2026 për shkak të mungesës së provave, njoftoi Los Angeles Times.
Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos thuhet se Cheryl e përdorte chatbot-in intensivisht për të diskutuar frustrimet e saj martesore, dhe këto biseda me kalimin e kohës u shndërruan në “planifikim konkret” të vrasjes.
Bashkëshorti i saj në fillim të vitit 2025 i kishte propozuar vetë të përdorte ChatGPT në mënyrë që të shkruante më shpejt raportet për punën e saj si terapiste okupacionale pediatrike.
Deri në korrik, ajo e përdorte chatbot-in pothuajse çdo ditë, jo vetëm për detyrat e punës, por edhe për pyetje rreth barnave, këshilla dhe biseda mbi problemet martesore që rridhnin nga vështirësitë financiare. Në padi thuhet se ChatGPT “konfirmonte dhe përforconte” mendimet e saj për martesën.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.