Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

  • Ndaje
Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

Pas raportimit për arrestimin e taksistit të SCAN Taxi Gentrit Jashari, 21-vjeçar, i dyshuar për shamngie të kontrollit policor dhe posedim të mbi gjysmë kilogrami marihuanë, nga kompania kanë thënë se rënia në pranga i të dyshuarit ka ndodhur pas përfundimit të orarit të punës.

Në një reagim që kanë përcjellë në redaksinë e Gazetës Insajderi, SCAN Taxi thotë se substanca e dyshuar narkotike është identifikuar në veturën e tij personale dhe se arrestimi ka ndodhur pas përfundimit të orarit të punës së të dyshuarit.

“Pas mbërritjes së tij në parking, në vendngjarje ka ardhur edhe menaxheri i kompanisë sonë, i cili ka bashkëpunuar menjëherë me zyrtarët policorë.Gjatë verifikimit të veturës personale të personit në fjalë, dhe jo të ndonjë veture të kompanisë SCAN, sipas konstatimeve të autoriteteve është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet ndër të tjera.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

Sipas raportimit të Sinjalit, zyrtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kishin vendosur një pikë kontrolli kur drejtuesi i një taksie të kompanisë SCAN Taxi, të markës Dacia, sapo kishte vërejtur Policinë, kishte ndryshuar drejtimin duke hyrë në një rrugë dytësore.

Megjithatë, dyshimet e policëve kishin vazhduar dhe ata kishin kërkuar kontrollimin e një veture tjetër, Audi A6 me ngjyrë të zezë, në pronësi të prindit të të dyshuarit, e cila ndodhej e parkuar në hapësirën e kompanisë.

Në momentin kur zyrtarët policorë i kërkuan ta hapte automjetin, 21-vjeçari nisi të vraponte për t’u larguar.

Pas një ndjekjeje prej rreth 300 metrash, ai u ndalua dhe u arrestua, megjithëse sipas informacioneve policore kishte bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Gjatë kontrollimit të Audi-së, Policia gjeti në ulësen e pasagjerit një çantë, brenda së cilës ndodhej një qese me 553 gramë substancë të dyshuar marihuanë.

Substanca është sekuestruar nga krimteknika, ndërsa Policia ka konfiskuar edhe automjetin.

Më pas, hetuesit e Njësisë Antidrogë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, por nuk kanë gjetur sende të tjera të dyshimta.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj Gentrit Jasharit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.