Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

  • Ndaje
Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit 2026.

Hoxha citoi deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në fjalën e hapjes vlerësoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.

Hoxha theksoi se ky vlerësim, i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, konfirmon ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe duhet të shërbejë njëkohësisht si burim krenarie dhe përgjegjësie për vijimin e reformave.

“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Ministri Hoxha.

Bruksel — Në fjalimin e hapjes së Forumit të #Zgjerimit 2026, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmblodhi në një fjali thelbin, rëndësinë dhe perspektivën e procesit të zgjerimit: “Zgjerimi i BE-së është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët.” Duke iu referuar vendeve kandidate, VDL theksoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”. Një vlerësim tashmë i njohur si në Bruksel, ashtu edhe në Tiranë, dhe i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, si dhe në udhërrëfyesin e detajuar, me objektiva të qarta dhe afate të mirëpërcaktuara. Nëse ekziston një institucion që i trajton proceset e vlerësimit me rigorozitet, në mënyrë kapilare, me profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dhënë asgjë të mirëqenë, duke verifikuar çdo hap dhe çdo rezultat, ai është Komisioni Evropian. Prandaj, këto vlerësime duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë por edhe më të përgjeshëm. Siç theksoi VDL, "të gjithë – si vendet kandidate, ashtu edhe vendet anëtare – duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta shndërrojmë progresin në rezultate konkrete. Është koha që zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet një histori suksesi për të gjithë Evropën!" Kurrë më parë ftesa që na bën Evropa dhe dera e saj e hapur nuk kanë qenë kaq pranë dhe kaq të përputhura me synimin tonë madhor kombëtar, me planet tona për të ardhmen. Per dekada, antarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët. #Shqipëria2030

— Ferit Hoxha (@HoxhaFer) November 16, 2026

The post Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot