Mbrëmje me librat e Bessa Myftiut në Zyrih

  • Ndaje
Mbrëmje me librat e Bessa Myftiut në Zyrih

Autorja e njohur shqiptare që jeton dhe krijon në Gjenevë, Bessa Myftiu, është mjaft e pranishme me krijimtarinë e saj në gjuhën shqipe dhe atë frënge në skenën letrare zvicerne dhe shqiptare.

Më 29 nëntor ajo do të bëjë promovimin e librave të saj, në prozë dhe poezi, edhe në Zyrih. Kësaj radhe prezantimi do të mbahet në bibliotekën PBZ Unterstrass, Zyrih.

Organizimi i promovimit do të bëhet nga Suela Jorgaqi, veprimtare kulturore dhe drejtoreshë e bibliotekës Pestalozzi në Hardau, Zürich.

Leximin letrar do ta shoqërojë me violonçel, Idlir Shyti.

Vendi: bibliotekën PBZ Unterstrass, Scheuchzerstrasse 184 (Kirchgemeindehaus Paulus), 8057 Zürich.

Koha: 29 nëntor, ora 18.30.

The post Mbrëmje me librat e Bessa Myftiut në Zyrih appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.