Betim Fazliji nga St. Galleni i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Kosovës
Futbollisti i St. Gallenit është vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për sfidat kundër Izraelit dhe Irlandës, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti Betim Fazliji i është bashkuar grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, duke u vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e ardhshme të Dardanëve.
Lojtari i skuadrës zvicerane St. Gallen do të jetë pjesë e ekipit kosovar për përballjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka mirëpritur rikthimin e Fazlijit në mesin e Dardanëve, duke i uruar mirëseardhje në shtëpi./Albinfo.ch
The post Betim Fazliji nga St. Galleni i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.