Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia gjobit 23 persona me nga 5 mijë lekë
Policia e Shtetit ka vendosur 23 masa administrative ndaj personave që gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për secilin prej tyre është plotësuar procesverbali përkatës dhe është vendosur gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Sipas Policisë, masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, pasi protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.
The post Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia gjobit 23 persona me nga 5 mijë lekë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.