Nëse e shihni këtë grua, thirrni në 192 – ja për çka po kërkohet

  • Ndaje
Nëse e shihni këtë grua, thirrni në 192 – ja për çka po kërkohet

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në kryeqytet, duke publikuar fotografinë e tij.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të paraqitur në fotografi, t’i ndajnë ato me Policinë.

Sipas njoftimit, gruaja e dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Qytetarët që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e saj mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.