Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.

  • Ndaje
Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.

Pas mbështetjes së një serie maratonash të vrapit, që janë zhvilluar përgjatë këtij viti në disa qytete të njohura të Europës, Wizz Air mbërriti më 14 – 15 nëntor edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, me “Wizz Tirana Maratonë 2026”.

Ky angazhim erdhi në kuadër të nismës “Let’r run! Let’s Wizz Air”, që kompania ajrore lider më Shqipëri, kishte ndërmarrë prej më shumë se një dekade, në gjithë rrjetin e destinacioneve ku operon, për të ndërlidhur ritmin e vrapit me pasionin e udhëtimeve dhe me dëshirën, për të zbuluar e rendur drejt destinacioneve të reja.

Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air, nënvizoi:

“Vrapimi dhe udhëtimi kanë një aftësi të veçantë për t’i frymëzuar njerëzit të shkojnë më tej, të zbulojnë vende të reja dhe të përballen me sfida të reja. Përmes partneriteteve tona me aktivitetet e vrapimit në të gjithë Evropën, kemi parë energjinë e jashtëzakonshme që krijojnë këto ngjarje.”

Fushata ishte një thirrje për t’u bërë pjesë e sa më shumë aktiviteteve të vrapimit, që organizohen me mbështetjen e Wizz Air. Ishte një nxitje për të guxuar, për të rendur përtej kufijve, për të shkuar gjithnjë e më larg…drejt aventurave e përjetimeve të reja.

Ndër vite janë bërë mbi 120,000 vrapues, që i janë bashkuar kësaj nisme.

Pas suksesit të një viti më parë, seria e maratonava 2026, të mbështetura nga Wizz Air shënoi një kapitull të ri, me destinacione të reja, përfshirë Cluj-Napoca, Milano, Varshavë, Budapest, Londër, Shkup, Sofje, Romë dhe Venecia.

Nisma do të vazhdojë në të tjera destinacione por me të njëjtin objektiv: të frymëzojë njerëzit të eksplorojnë vende të reja dhe të sfidojnë veten përmes përvojave që ndërthurin aktivitetin fizik me udhëtimin.

Maratona e 15 nëntorit në Tiranë ishte hapi i radhës. Ndërsa Valencia është destinacioni i sapo lancuar, për serinë e maratonave2027, nëpër Europë.

Në Tiranë, vrapuesit veshën atletet, iu bashkuan garës dhe hodhën hapin e radhës drejt sfidave, aventurave dhe përvojave të reja.

Aventurat më të bukura fillojnë kur vendosim të lëvizim, të vrapojmë e të fluturojmë.

The post Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri. appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot