Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë
Një unazë luksoze me diamant rozë është shitur për 12.1 milionë franga zvicerane në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
Diamanti, i njohur me emrin “Bulgari Pink”, peshon 24 karatë dhe ka prerje në formë drejtkëndore (emerald cut). Ai ishte pjesa kryesore e ankandit sezonal të bizhuterive.
Shuma e arritur nga shitja ishte brenda intervalit mesatar të çmimit të parashikuar nga organizatorët e ankandit./Albinfo.ch
The post Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.