Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave

  • Ndaje
Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave

Qeveria federale e Zvicrës investoi rreth 1.26 miliardë franga zvicerane gjatë vitit të kaluar për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare, përcjell albinfo.ch.

Falë këtyre investimeve, rrjeti kombëtar rrugor, me një gjatësi prej rreth 2.250 kilometrash, vazhdon të jetë në gjendje të qëndrueshme.

Sipas Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA), rreth 91 për qind e infrastrukturës së kontrolluar, përfshirë pjesë të rrugëve dhe objekteve përcjellëse, ndodhej në gjendje të paktën të pranueshme./Albinfo.ch

The post Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.