14 specialistë diplomohen në arsimin profesional përmes projektit zviceran

14 specialistë certifikohen në Arsimin Profesional me mbështetje zvicerane The post 14 specialistë diplomohen në arsimin profesional përmes projektit zviceran appeared first on Albinfo.

14 specialistë diplomohen në arsimin profesional përmes projektit zviceran

14 specialistë të rinj janë certifikuar në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional, duke u bërë pjesë e Agjencisë Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet (AKAFPK), transmeton albinfo.ch.

Ky hap u realizua falë një nisme të projektit zviceran “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”, në bashkëpunim me Universitetin Federal Zviceran për Arsim dhe Trajnim Profesional. Specialistët e certifikuar tashmë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për fuqizimin e këtij sektori në Shqipëri.

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, e cila ka mbështetur këtë proces, theksoi rëndësinë e investimit në njerëz dhe në cilësinë e arsimit profesional.

“Duke investuar te njerëzit, ne investojmë në cilësi, dhe cilësia në arsimin profesional është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë”, – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Ky certifikim shihet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve profesionale dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare në arsimin profesional. /Albinfo.ch

The post 14 specialistë diplomohen në arsimin profesional përmes projektit zviceran appeared first on Albinfo.