Udhëheqësi opozitar hungarez: Nuk mund të hiqet dorë shpejt nga importet e energjisë nga Rusia
Udhëheqësi opozitar hungarez, Peter Magyar, tha se nuk do të ketë largim të shpejtë nga importet e lëndëve fosile ruse, nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në pranverë. Kjo çështje është thelbësore në përpjekjet për të ngufatur të ardhurat që Rusia përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, teksa Bashkimi Evropian dhe [...]Read More...

Udhëheqësi opozitar hungarez, Peter Magyar, tha se nuk do të ketë largim të shpejtë nga importet e lëndëve fosile ruse, nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në pranverë.
Kjo çështje është thelbësore në përpjekjet për të ngufatur të ardhurat që Rusia përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës, teksa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve që të ulin importet e tyre.
“Ne nuk duam t’i heqim [burimet energjetike ruse] nesër, por deri më 2035”, tha Magyar në një intervistë për Shërbimin hungarez të Radios Evropa e Lirë.
“Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të blejmë [nga Rusia], por do të thotë se ne do të gjejmë burimet më të lira dhe më të sigurta. Nëse do të ketë një krizë energjetike, duhet të kemi mënyra të shumta të prokurimit” për të plotësuar nevojat energjetike të Hungarisë.
Qëndrimi i Magyarit është i rëndësishëm, pasi partia e tij, Tisza, sipas sondazheve ka epërsi ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban. Sipas disa sondazheve, Tisza thuhet se ka një epërsi prej 20 pikë të përqindjes. Orban ka paralajmëruar se Hungaria do të përballet me “kaos dhe varfëri” nëse Magyar fiton zgjedhjet.