19 vite në arrati, arrestohet shqiptari në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Italia në të gjithë Evropën, është arrestuar pas 19 vitesh arrati. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Durin Lusha. Arrestimi i tij u bë në Taviano, në provincën e Leçes në një lokal, ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur. 52-vjeçari do të […] The post 19 vite në arrati, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Albinfo.

19 vite në arrati, arrestohet shqiptari në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Italia në të gjithë Evropën, është arrestuar pas 19 vitesh arrati.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Durin Lusha.

Arrestimi i tij u bë në Taviano, në provincën e Leçes në një lokal, ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur.

52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare e cila shfrytëzonte gratë e huaja dhe ato nga Shqipëria, për prostitucion.

Për t’i shpëtuar arrestimit, Lusha kishte ndryshuar emrin e tij në pasaportë.

The post 19 vite në arrati, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Albinfo.