20 MILIONË ARSYE për t’u ndarë me Milanin – ylli i rosonerëve largohet përfundimisht
Alex Jimenez është zyrtarisht lojtari më i ri i AFC Bournemouth. Klubi anglez ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të talentuar 20-vjeçar në një marrëveshje fillestare huazimi nga AC Milan, me opsionin për ta blerë përfundimisht. Sipas MilanNews, Jimenez largohet nga kuqezinjtë për një shifër huazimi prej 1.5 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një detyrim […]

Alex Jimenez është zyrtarisht lojtari më i ri i AFC Bournemouth. Klubi anglez ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të talentuar 20-vjeçar në një marrëveshje fillestare huazimi nga AC Milan, me opsionin për ta blerë përfundimisht.
Sipas MilanNews, Jimenez largohet nga kuqezinjtë për një shifër huazimi prej 1.5 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një detyrim blerjeje prej 18.5 milionë euro, në rast se lojtari zhvillon të paktën 18 ndeshje si titullar në Premier League gjatë sezonit 2025-26. Në total, transferimi mund të arrijë vlerën 20 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Jimenez u vlerësua si një nga talentet më premtues të mbrojtjes në akademinë e Milanit dhe ka regjistruar 34 paraqitje me ekipin e parë në të gjitha garat. Megjithatë, konkurrenca e madhe në repartin difensiv dhe dyshimet mbi të ardhmen e tij në klub bënë që drejtuesit kuqezinj të pranonin largimin.
Më herët këtë verë, Napoli kishte bërë një ofertë të rëndësishme për spanjollin, por ajo u refuzua nga Milani. Tashmë, Jimenez ka një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në një nga ligat më të forta në botë.
Nëse arrin të bëhet titullar i rregullt në formacionin e Bournemouth, transferimi i tij do të shndërrohet në një operacion të përhershëm, duke sjellë një përfitim të ndjeshëm financiar për Milanin dhe një përforcim afatgjatë për klubin anglez. /ORAinfo/