21-vjeçarja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani

Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që mori në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani. Siç ka bërë të ditur policia e Reutlingen mëngjesin e së hënës, vajza u aksidentua të enjten, më 10 korrik, në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen. Automjeti i saj […] The post 21-vjeçarja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani appeared first on Albinfo.

21-vjeçarja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani

Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që mori në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani. Siç ka bërë të ditur policia e Reutlingen mëngjesin e së hënës, vajza u aksidentua të enjten, më 10 korrik, në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen. Automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë.

Aksidenti, siç raportojnë mediat gjermane ndodhi pranë strehës së kafshëve. Pas aksidentit, rruga B28 u mbyll plotësisht në drejtim të Reutlingenit. Në vendngjarje ishte thirrur edhe helikopteri i shpëtimit, transmeton albinfo.ch.

Asnjë mjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksident. Sipas policisë, makina doli nga rruga pa u përplasur me ndonjë automjet tjetër. Hetimet e njësisë së qarkullimit rrugor vazhdojnë.

The post 21-vjeçarja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani appeared first on Albinfo.