24 orë kaotike para takimit vendimtar Trump-Zelenskyy: Diplomacia në krizë, Trump në golf
Nëse ka një gjë që dëshmojnë 24 orët e fundit, është se ende jetojmë në botën e Donald Trump-it dhe ai vazhdon ta diktojë ritmin global. Pas takimit të shumëpritur në Alaskë, aftësitë e presidentit amerikan për të arritur marrëveshje u vunë në pikëpyetje, pasi u duk se ai u largua pa ndonjë rezultat konkret. [...]Read More...

Nëse ka një gjë që dëshmojnë 24 orët e fundit, është se ende jetojmë në botën e Donald Trump-it dhe ai vazhdon ta diktojë ritmin global.
Pas takimit të shumëpritur në Alaskë, aftësitë e presidentit amerikan për të arritur marrëveshje u vunë në pikëpyetje, pasi u duk se ai u largua pa ndonjë rezultat konkret. Por në mënyrë të papritur, Trump i befasoi të gjithë duke shndërruar takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një “samit paqeje” të minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Ftesat ndaj liderëve europianë u shpërndanë në mënyrë të paqartë dhe brenda pak orësh, lista e të ftuarve u zgjerua me edhe gjashtë liderë të tjerë, të cilët lanë gjithçka për të ndjekur axhendën e paparashikueshme të Trump-it.
Nga prapaskenat vinin sinjale të qarta të një mungese koordinimi. Zëdhënësi i kryeministrit britanik, i pyetur se kush e kishte bërë ftesën – Shtëpia e Bardhë apo presidenti ukrainas – u përgjigj: “Pak nga të dy.”
Ndërkohë, takimi i të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve” – një grup aleatësh europianë të Ukrainës i udhëhequr nga Keir Starmer dhe Emmanuel Macron – kishte një atmosferë të tensionuar. Anëtarët dukeshin të vendosur të mbështesin Ukrainën, edhe nëse kjo do të thotë të përplasen me qëndrimin e SHBA-ve. Në momente të caktuara, dukej sikur po përpiqeshin të bindnin vetveten se mund ta bënin këtë.
Dhe ndërsa diplomacia ndërkombëtare përvëlohej nga ky reagim i furishëm, njeriu në qendër të gjithë kësaj stuhie – Donald Trump – ndodhej në qetësi… në fushën e golfit. Një qendër e ftohtë në mes të kaosit diplomatik që ai vetë krijoi, ndërsa aleatët e tij sillen rreth tij në përpjekje për të gjetur qartësi. / abcnews.al /