30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lausanne
Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lausanne-s u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale, të mbijetuar, studiues, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore e Boshnjakëve në Lausanne, me mbështetjen e Zyrës për Migracion […] The post 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lausanne appeared first on Albinfo.

Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lausanne-s u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale, të mbijetuar, studiues, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore e Boshnjakëve në Lausanne, me mbështetjen e Zyrës për Migracion (BLI), Fondit për Integrim të Qytetit dhe Komisionit “Brassards Blancs”. Ngjarja ishte në frymën e Rezolutës së OKB-së që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit për Srebrenicën.
Përmes fjalimeve, dëshmive dhe ekspozitës fotografike të Kristian Skeie, u nderua kujtimi i 8,372 viktimave dhe u theksua rëndësia e kujtesës si mjet për drejtësi dhe parandalim të krimeve të së ardhmes.
Kryetari i komunës, Grégoire JunodKryetari i komunës, Grégoire Junod, tha se “harresa është terren për urrejtjen”, ndërsa Dr.Bashkim Iseni, drejtor i Zyrës së Lausanne-s për Migracion (BLI), foli për integrimin e kujtesave migrante në politikat publike si një mjet për kohezion demokratik dhe drejtësi sociale:
“Të lidhësh kujtesën, rindërtimin dhe integrimin do të thotë të ndërtosh ura mes së kaluarës dhe së tashmes, mes rrënjëve boshnjake dhe përkatësisë helvetike.”, tha Bashkim Iseni
Dr.Bashkim Iseni, drejtor i Zyrës së Lausanne-s për Migracion (BLI)Ngjarja u mbyll me performancën e korit “Hor Warda”, që preku thellë publikun me interpretimin e “Srebrenički inferno”.
Më shumë informacione në linkun në vijim:
The post 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lausanne appeared first on Albinfo.