30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë

Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale, të mbijetuar, studiues, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore e Boshnjakëve në Lozanë, me mbështetjen e Zyrës për Migracion […] The post 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë appeared first on Albinfo.

30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë

Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale, të mbijetuar, studiues, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore e Boshnjakëve në Lozanë, me mbështetjen e Zyrës për Migracion (BLI), Fondit për Integrim të Qytetit dhe Komisionit “Brassards Blancs”. Ngjarja ishte në frymën e Rezolutës së OKB-së që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit për Srebrenicën.

Përmes fjalimeve, dëshmive dhe ekspozitës fotografike të Kristian Skeie, u nderua kujtimi i 8,372 viktimave dhe u theksua rëndësia e kujtesës si mjet për drejtësi dhe parandalim të krimeve të së ardhmes.

Kryetari i komunës, Grégoire Junod

Kryetari i komunës, Grégoire Junod, tha se “harresa është terren për urrejtjen”, ndërsa Musa Kamenica, nënkryetar i Komunës së Lausanne-s, shprehu mbështetjen e tij për njohjen institucionale të gjenocideve dhe mbrojtjen e kujtesës migrante.

Musa Kamenica, nënkryetar i Komunës së Lausanne-

Dr.Bashkim Iseni, drejtor i Zyrës së Lozanës për Migracion (BLI), foli për integrimin e kujtesave migrante në politikat publike si një mjet për kohezion demokratik dhe drejtësi sociale:

“Të lidhësh kujtesën, rindërtimin dhe integrimin do të thotë të ndërtosh ura mes së kaluarës dhe së tashmes, mes rrënjëve boshnjake dhe përkatësisë helvetike”, tha veç tjerash Bashkim Iseni.

Dr.Bashkim Iseni, drejtor i Zyrës së Lozanës për Migracion (BLI) https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2025/06/bashkim-iseni-a.mp4

Ngjarja u mbyll me performancën e korit “Hor Warda”, që preku thellë publikun me interpretimin e “Srebrenički inferno”.

Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore e Boshnjakëve të Lausanne-s, me mbështetjen e Zyrës për Migracion të Lausanne-s (BLI), Fondit për Integrim të Qytetit të Lausanne-s dhe Komisionit të “Brassards Blancs”, të angazhuar për ruajtjen e kujtesës së viktimave të gjenocidit në Prijedor dhe gjetkë në Bosnje-Hercegovinë.

Më shumë informacione në linkun në vijim:

The post 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë appeared first on Albinfo.