33 të vrarë nga konflikti në Azi/ Tajlandë-Kamboxhia, përplasjet vazhdojnë në ditën e tretë

Konflikti mes Kamboxhias dhe Tajlandës vazhdon për ditën e tretë, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të kërkojnë strehë nga sulmet. Numri I të vrarëve arriti në 33, mes tyre edhe civilë. Të paktën 20 persona janë vrarë në Tajlandë, ndërsa në Kamboxhia janë vrarë 13. Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti një takim urgjent me [...]Read More...

33 të vrarë nga konflikti në Azi/ Tajlandë-Kamboxhia, përplasjet vazhdojnë në ditën e tretë

Konflikti mes Kamboxhias dhe Tajlandës vazhdon për ditën e tretë, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të kërkojnë strehë nga sulmet. Numri I të vrarëve arriti në 33, mes tyre edhe civilë.

Të paktën 20 persona janë vrarë në Tajlandë, ndërsa në Kamboxhia janë vrarë 13.

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti një takim urgjent me dyer të mbyllura në Nju Jork, ndërsa Malajzia, e cila kryeson bllokun rajonal prej 10 vendesh që përfshin të dy vendet në konflikt, bëri thirrje për t’i dhënë fund sulmeve dhe ofroi ndërmjetësim.

Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës tha se më shumë se 58,000 persona kanë ikur nga fshatrat dhe janë drejtuar në strehimore të përkohshme në katër provinca kufitare, ndërsa autoritetet kamboxhiane thanë se më shumë se 23,000 persona janë evakuuar nga zonat pranë kufirit.

Kryeministri në detyrë i Tajlandës tha se Kamboxhia mund të jetë fajtore për krime lufte për shkak të vdekjes së civilëve dhe dëmeve të shkaktuara në një spital. Ai tha se Tajlanda kishte ushtruar përmbajtje dhe durim maksimal përballë provokimeve dhe agresionit nga Kamboxhia.

Tensionet mbi një zonë kufitare agravuan në luftime pasi një shpërthim mine tokësore përgjatë kufirit plagosi pesë ushtarë tajlandezë këtë javë.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve për kufirin kanë vazhduar për rreth një shekull, që prej largimit. / abcnews.al