35 vjet nga aksioni i pajtimit të gjak*ëve, flet njëra nga pjesëmarrësit
Këtë të hënë në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin i ftuar ishte Myrteza Lekaj nga Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve. 35 vjet nga aksioni i pajtimit të gjaqeve, Lekaj ndau detaje nga përvoja e tij. “Me 2 shkurt 1990,në fshatin Lumbardh nisi aksioni i pajtimit të gjaqeve ku marin pjesë të gjitha shtresat, të burgosurit

Këtë të hënë në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin i ftuar ishte Myrteza Lekaj nga Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve.
35 vjet nga aksioni i pajtimit të gjaqeve, Lekaj ndau detaje nga përvoja e tij.
“Me 2 shkurt 1990,në fshatin Lumbardh nisi aksioni i pajtimit të gjaqeve ku marin pjesë të gjitha shtresat, të burgosurit politik, studentët” tregoi ai.
Lekaj tregoi zanafillën prej ku nisi pajtimi i gjaqeve.
“Aksionit i priu, një ngjarje më 5 janar 1990 nga familjet që kishin pas një plagë mes vete, familja Gashi dhe Lekaj. Familja Lekaj ia fal gjakun familjes Gashi dhe më pas kemi vazhdu me datë 2 shkurt 1990” shtoi Lekaj.Lekaj rrëfeu që ky aksion kishte për qëllim pajtimin e popullsisë së Kosovës meqë aparati i Serbisë u mundua të përqaj shtresat e ndryshme të popullsisë.