50 të vdekur në një aksident me anije në Mesdhe
Anija, që mbante gjithsej 75 persona, u përfshi nga flakët në brigjet e Libisë të dielën, bën të ditur IOM The post 50 të vdekur në një aksident me anije në Mesdhe appeared first on Albinfo.

Të paktën 50 migrantë sudanezë kanë vdekur kur një anije u fundos në brigjet e Libisë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e ka bërë këtë njoftim të martën.
Anija, që mbante gjithsej 75 persona, u përfshi nga flakët në brigjet e Libisë të dielën. IOM thotë tutje se ka ofruar kujdes mjekësor për 24 persona të shpëtuar nga fatkeqësia në det.
Që nga përmbysja e diktatorit Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, Libia është bërë një rrugë e rëndësishme tranziti për migrantët që ikin nga konflikti dhe varfëria përmes Mesdheut drejt Evropës.
The post 50 të vdekur në një aksident me anije në Mesdhe appeared first on Albinfo.