935 të vrarë në Iran nga sulmet ajrore të Izraelit

Rreth 935 persona humbën jetën në Iran gjatë luftës ajrore 12-ditore me Izraelin, sipas të dhënave të fundit të mjekësisë ligjore të bëra publike nga zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir. Ndër viktimat përfshihen 38 fëmijë dhe 132 gra. Sipas autoriteteve izraelite, objektivat e goditura përfshinin udhëheqës ushtarakë, baza strategjike, shkencëtarë dhe lokacione të programit

935 të vrarë në Iran nga sulmet ajrore të Izraelit

Rreth 935 persona humbën jetën në Iran gjatë luftës ajrore 12-ditore me Izraelin, sipas të dhënave të fundit të mjekësisë ligjore të bëra publike nga zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir. Ndër viktimat përfshihen 38 fëmijë dhe 132 gra.

Sipas autoriteteve izraelite, objektivat e goditura përfshinin udhëheqës ushtarakë, baza strategjike, shkencëtarë dhe lokacione të programit bërthamor iranian.

Në fundjavë u zhvillua një funeral shtetëror në Teheran për rreth 60 prej viktimave, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Arkivolet e mbështjella me flamurin iranian dhe me portretet e të ndjerëve u shoqëruan nga turma të mëdha në Sheshin Enghelab, mes brohoritjeve dhe sloganeve kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Konflikti përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga fuqitë ndërkombëtare, pasi SHBA-të ndërhynë drejtpërdrejt me sulme ndaj qendrave kryesore bërthamore në Iran.

Autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar ende shifrën e plotë të të plagosurve apo dëmet materiale të shkaktuara.