A do të ketë paqe në Gaza?/ Gjoka: SHBA, decizive për marrëveshjen. Faza e parë, të nis zbatimin!

Ish ambasadori shqiptar në Rusi, Sokol Gjoka komentoi për ‘War Report’ situatën aktuale në ‘frontin e paqes’ mes tentativave për armëpushim në rripin e Gazës. Sipas Gjokës, është një marrëveshje për tu përshëndetur dhe SHBA ishin decizive në këtë marrëveshje. Më tej, ish ambasadori tha se duhet që faza e parë e marrëveshjes të nis [...]Read More...

A do të ketë paqe në Gaza?/ Gjoka: SHBA, decizive për marrëveshjen. Faza e parë, të nis zbatimin!

Ish ambasadori shqiptar në Rusi, Sokol Gjoka komentoi për ‘War Report’ situatën aktuale në ‘frontin e paqes’ mes tentativave për armëpushim në rripin e Gazës. Sipas Gjokës, është një marrëveshje për tu përshëndetur dhe SHBA ishin decizive në këtë marrëveshje. Më tej, ish ambasadori tha se duhet që faza e parë e marrëveshjes të nis të zbatohet.

Gjoka shtoi më tej se Izraeli ka mbetur i kënaqur me shkëmbimet e pengjeve dhe me Hamasin i cili është dobësuar.

“Është një marrëveshje për tu përshëndetur dhe decivize. Faza e parë për të sjellë në parametrat dypalëshe. Përshëndeten SHBA dhe administrata Trump sepse ishin deciziv në këtë marrëveshje, faza e parë ishte për shkëmbimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelitë në një vijë tjetër.

Nga pikëpamja e Hamas diçka e tillë është e pranuar dhe ata janë optimist. Ata shprehin pritshmëritë e tyre nëse Izraeli do të përmbush kushtet e paqes. Tre objektivat e Izraelit janë plotësuar, shkëmbimi i pengjeve, Hamasi më i dobësuar se kurrë dhe forcat e tjera nuk do të përbëjnë rrezik për Izraelin. Ky është fillimi, do të pritet si do të eci realizimi i fazës së parë. Faza e parë duhet të fillojë të zbatohet. Palët në negociata nuk kanë besueshmëri dhe vërtetohet me faktin që bisedojnë me ndërmjetësues.”, tha Gjoka.  / abcnews.al /