A do të vazhdojnë subvencionet për Deutschlandticket edhe në vitin 2026?
Deutschlandticket 2026: Subvencionet vazhdojnë, por çmimi rritet The post A do të vazhdojnë subvencionet për Deutschlandticket edhe në vitin 2026? appeared first on Albinfo.

Biletat mujore të subvencionuara nga shteti për transportin publik në Gjermani, Deutschlandticket, do të vazhdojnë të ofrohen edhe në vitin 2026, por me një çmim të rritur. Nga 1 janari, përdoruesit e rregullt do të paguajnë 63 euro në muaj, krahasuar me 58 euro këtë vit dhe 49 euro në fillimin e programit, transmeton albinfo.de.
Vendimi u njoftua gjatë Konferencës së Ministrave të Transportit në Mynih, ku mori pjesë edhe Qeveria federale. Rritja e çmimit duhet të miratohet më pas edhe nga Bundesrati.
Me këtë biletë, udhëtarët mund të përdorin të gjithë trafikun publik dhe trenat rajonalë në Gjermani, duke përfituar udhëtime të pakufizuara me një tarifë mujore. /Albinfo.de
The post A do të vazhdojnë subvencionet për Deutschlandticket edhe në vitin 2026? appeared first on Albinfo.