A është Zvicra gati për letërnjoftime digjitale (E-ID)?

Më 28 shtator,  zviceranët do të vendosin në referendum për futjen e letërnjoftimeve digjitale (E-ID). Për diasporën, ky është një projekt me rëndësi të veçantë, pasi do të lehtësonte ndjeshëm qasjen në shërbimet e administratës federale. Aktualisht, qytetarët e Zvicrës identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë. Ligji për E-ID synon të krijojë një version digjital të […] The post A është Zvicra gati për letërnjoftime digjitale (E-ID)? appeared first on Albinfo.

A është Zvicra gati për letërnjoftime digjitale (E-ID)?

Më 28 shtator,  zviceranët do të vendosin në referendum për futjen e letërnjoftimeve digjitale (E-ID). Për diasporën, ky është një projekt me rëndësi të veçantë, pasi do të lehtësonte ndjeshëm qasjen në shërbimet e administratës federale.

Aktualisht, qytetarët e Zvicrës identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë. Ligji për E-ID synon të krijojë një version digjital të këtyre dokumenteve.

Një përpjekje e ngjashme u hodh poshtë në vitin 2021, pasi projekti i atëhershëm parashikonte që menaxhimi i identitetit digjital t’u besohej kompanive private. Versioni aktual, i propozuar nga qeveria, është plotësisht shtetëror, falas dhe opsional.

Në fund të gushtit, Auslandschweizerrat miratoi një rezolutë në mbështetje të E-ID-së, duke e vlerësuar si një mjet të dobishëm veçanërisht për zviceranët që jetojnë jashtë vendit. Ajo shihet edhe si një hap i rëndësishëm drejt futjes së votimit elektronik dhe mbledhjes së nënshkrimeve online.

Megjithatë, debati mbetet i nxehtë. Një komitet i përbërë nga Partia Piratëve, të rinjtë e SVP-së, Bashkimi Demokratik Federal si dhe grupe që më parë kundërshtuan masat e Covid-it, ka ndërmarrë referendumin kundër E-ID-së, duke shprehur shqetësime për mbikëqyrje shtetërore dhe shkelje të privatësisë.

Lexoni po ashtu:

Zvicra voton më 28 shtator për identitetin elektronik dhe taksimin e shtëpive të dyta

The post A është Zvicra gati për letërnjoftime digjitale (E-ID)? appeared first on Albinfo.