A ia ka mbyllur derën Limaj-Kurtit për Qeveri? Flet Matoshi
Anëtari i Nismës, Fatmir Matoshi ka thënë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurtin e ka ende të hapur derën rreth mundësinë për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin në Kuvend. Të enjten në “Gazeta”, Matoshi është shprehur se Nisma nuk është e interesuar që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, teksa shton se i kanë ofruar

Anëtari i Nismës, Fatmir Matoshi ka thënë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurtin e ka ende të hapur derën rreth mundësinë për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin në Kuvend.
Të enjten në “Gazeta”, Matoshi është shprehur se Nisma nuk është e interesuar që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, teksa shton se i kanë ofruar votat për Qeveri në këmbim të kryeparlamentarit.
“Kurti mundet me mbyll vet derën që i është hap, të vetmen derë që i është hapë në Republikën e Kosovës nga të gjitha subjektet politike, ju e dini që Nisma ka qenë subjekti i vetëm politik që është taku me VV-në që ka bisedu me VV-në për me e gjet një zgjidhje. Por, veprimet e tilla, marrja me kaq qetësi e një gjendje kaq jo normale e mundet me dërgu në atë që Kurti me e mbyllë edhe këtë derë që aktualisht e ka të hapur”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10