A mund ta kalojë pragun Nisma, nëse vendi shkon në zgjedhje? / Ja çka thotë Matoshi
Anëtari i Nismës, Fatmir Matoshi, ka folur rreth asaj se a mundet Nisma ta kalojë pragun në rast së vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale. Matoshi në emisionin “Gazeta”, ka thënë se zjedhjet e 9 shkurtit kanë dëshmuar stabilitetin që Nisma ka në elektoratin e saj. “Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dëshmuar stabilitetin që

Anëtari i Nismës, Fatmir Matoshi, ka folur rreth asaj se a mundet Nisma ta kalojë pragun në rast së vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.
Matoshi në emisionin “Gazeta”, ka thënë se zjedhjet e 9 shkurtit kanë dëshmuar stabilitetin që Nisma ka në elektoratin e saj.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dëshmuar stabilitetin që Nisma ka në elektoratin e saj, pra Nisma ka një elektorat të sajin stabil, një elektorat që mund të mos jetë i mjaftueshëm që si të vetëm të futemi në Kuvend, prandaj kemi shkuar edhe me koalicion parazgjedhor, sidoqoftë elektorarti i Nismës tashmë është edhe më i përkushtuar ndaj subjektit të vet ka mbrri me e mbajtë një subjekt politik për 4 vite duke mos qenë fare në Parlament dhe tashmë i ka 3 deputet aty”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10