A po ndodhë çarja e dytë brenda VV-së? Flasin deputetët e pakënaqur

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë plot 19 vjet nga themelimi i saj. Ajo fillimisht u themelua si organizatë, për tu bërë më pas parti politike. Ishte viti 2010 kur Lëvizja Vetëvendosje, kishte vendosur që nga një organizatë, të bëhet parti politike dhe të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ku kishte fituar rreth 12% të votave. Por […]

A po ndodhë çarja e dytë brenda VV-së? Flasin deputetët e pakënaqur

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë plot 19 vjet nga themelimi i saj. Ajo fillimisht u themelua si organizatë, për tu bërë më pas parti politike.

Ishte viti 2010 kur Lëvizja Vetëvendosje, kishte vendosur që nga një organizatë, të bëhet parti politike dhe të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ku kishte fituar rreth 12% të votave.

Por nuk kishte zgjatur shumë, ishte viti 2017 kur Vetëvendosje u nda në dysh dhe u krijua një parti tjetër politike, e quajtur Partia Social-Demokrate, të cilën po e udhëheqtë Dardan Molliqaj, ish-sekretari i VV-së, dhe ndër njerëzit më besnik të liderit të VV-së, Albin Kurtit. Molliqaj me vete kishte marr edhe disa deputetë të VV-së, figura të rëndësishme të kësaj partie.

Megjithë ndarjen, VV vazhdoj rrugën e saj politike, duke garuar përsëri në zgjedhje parlamentare e ato lokale. Ajo vazhdoj me rritjen e saj deri kur 11 vite pasi u bë parti politike, arriti që të i fitoj zgjedhjet me mbi 50% të votave. Ishte shkurti i vitit 2021 ku Vetëvendosje fitoj zgjedhjet dhe arriti ta merrte pushtetin si e vetme.

Përkundër pushtetit absolut të Vetëvendosjes, në këtë parti politike shprehen pakënaqësi të mëdha për shumë tema e shumë çështje.

Madje, brenda VV-së, ka një numër deputetësh që nuk ndajnë bindjen e njëjtë me Albin Kurtin, kreun e VV-së e shefin e qeverisë kosovare.

Por, për ta nuk paraqet aspak problem e ardhmja e tyre politike, përkundër mos pajtimeve me liderin e tyre.

Deputeti i VV-së: Unë vendosi a kam me qenë në listë për deputet dhe jo dikush tjetër

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, për FrontOnline thotë se parada e vetme e krenarisë, është ajo e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës.

‘’Parada e vetme e krenarisë është sot parada e Ushtrisë së Kosovës, asnjë paradë tjetër, nuk mund të jetë e krenarisë’’, thotë ai.

Rrahmani, thotë se secili vendos për vetën e tij se çka vendos dhe si vendos.

‘’Secili vendo çka përfaqëson, si përfaqëson dhe kë e përfaqëson’’ pohon ai.

Deputeti i VV-së, shprehet për FrontOnline se është ai që vendos a ka me qenë apo jo në listën për deputet.

‘’A ka me qenë në listë a po nuk ka me qenë në listë, vendosi unë për të ardhmen dhe jo dikush tjetër. Angazhimi politik nga unë do të jetë sa të kem jetë’’ thekson ai.

Përkundër saj, deputeti Rrahmani thotë se angazhimin e tij politik do e vazhdon për aq sa do të jetoj.

‘’Angazhimi politik nuk lidhet me subjektin politik. Subjektet kanë shkuar e kanë ardhur. Unë flas vetëm për vetën dhe jo për të tjerët’’ potencon ai.

Agusholli i VV-së: Qëndrimet e mia munden me ndiku të mos jem pjesë e listës për deputet, s’kam planifikim për subjekt politik

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka deklaruar për Front Online se qëndrimet e tij ndonjëherë kundër partisë mund të ndikojnë në mos përfshirjen e tij në listën e ardhshme.

‘’Besoj që qëndrimi im, mundet me ndikuar në mos përfshirjen time në listë”, theksoi Agusholli.

Ai tutje, tha se nuk e përkrah paraqitjen e kryeministrit Kurti në Paradën e Krenarisë për mbështetjen e LGBT+.

”Qëndrimi është i rëndësishëm për mua. Paraqitja e Kurtit në paradë është bindja e tij, unë e kam bindjen time, por unë nuk e përkrahi këtë’’, thotë ai.

Agusholli thotë se nuk ka ndonjë planifikim për subjekt tjetër politik.

‘’Nuk ka kurrfarë planifikimi për subjekt tjetër politik, qëndrimi im do të varet krejt nga lista e ardhshme’’ potencoj ai për FrontOnline.

Ish-deputetja e VV-së, Alma Lama: Idealistët u larguan e servilët iu bashkuan, VV ka dështuar të jetë shpresa e ndryshimit

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, për FrontOnline, ka folur rreth Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo thotë se kur kishte hyrë në këtë subjekt politik, kishte besuar në disa kauza të tyre, por që më pas kishte kuptuar se ata nuk kishin ndonjë plan të heqnin dorë nga mjetet jashtë institutcionale.

”VV kur kam hyrë une i ka pasur disa kauza në të cilat kam besuar, që lidheshin me sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit, bashkimit kombëtar, etj, kundër dialogut me Serbinë etj. Por pasi hyra kuptova që ata nuk kishin në plan të hiqnin dorë nga mjetet jashteinstitucionale, vazhdonin me metoda jodemokratike sjelljen brenda institucioneve”, shprehet Lama.

Ajo thotë se Vetëvendosje ka ndryshuar vetëm tani se është në pushtet, duke braktisur çdo kauzë të tyre.

”Kjo e fundit ka ndryshuar vetem tani qe jane ne pushtet. Por me kalimin e viteve VV ka braktisur ne cdo kauze, eshte bere me shume populiste, perdor propoganden per te mbuluar deshtimet dhe ka deshmuar se interesi partiak eshte gjithmone mbi ate nacional” thekon ish-deputetja e VV-së.

Lama për FrontOnline deklaron po ashtu se është ngritur me numra, por nuk është se ka ndryshuar si parti e pjekur demokratike, derisa tregon se si shumë njerëz idealistë që i ishin bashkuar këtij subjekti politik, e kishin braktisur atë.

”VV është rritur ne numra por nuk ka evoluar në një parti të pjekur e demokratike. Shumë njerëz idealistë që u bashkuan me të, janë larguar dhe tani janë afruar njerëz servilë, që kane primar vetëm interesat personale, që dikur janë shprehur në menyrat më kritike për VV. Po kështu kanë mbetur militantët dhe njerëz të pakualifikuar që sot udhëheqin ministritë dhe institucionet dhe kanë deshtuar në tëresi”, potenton ajo.

Në anën tjetër ish-deputetja e VV-së, konsideron se ky subjekt politik nuk ka arritur të jetë shpresa e qytetarëve për ndryshim , por është imitim i partive që kanë pasur më herët pushtetin.

”VV pra s’ka arritur të jetë shpresa e ndryshimit por më shumë një imitim i partive që kanë pasur më herët pushtetin. Ndërsa nëdiplomaci, e ka sjellë Kosovën në përplasje me miqtë dhe partnerët, duke humbur kështu besimin e tyre”, përfundon ish-deputetja, Alma Lama.