Deputeti i VV-së: Unë vendosi a kam me qenë në listë për deputet dhe jo dikush tjetër

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, për FrontOnline thotë se parada e vetme e krenarisë, është ajo e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës. ‘’Parada e vetme e krenarisë është sot parada e Ushtrisë së Kosovës, asnjë paradë tjetër, nuk mund të jetë e krenarisë’’, thotë ai. Rrahmani, thotë se secili vendos për vetën […]

Deputeti i VV-së: Unë vendosi a kam me qenë në listë për deputet dhe jo dikush tjetër


Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, për FrontOnline thotë se parada e vetme e krenarisë, është ajo e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës.

‘’Parada e vetme e krenarisë është sot parada e Ushtrisë së Kosovës, asnjë paradë tjetër, nuk mund të jetë e krenarisë’’, thotë ai.

Rrahmani, thotë se secili vendos për vetën e tij se çka vendos dhe si vendos.

‘’Secili vendo çka përfaqëson, si përfaqëson dhe kë e përfaqëson’’ pohon ai.

Deputeti i VV-së, shprehet për FrontOnline se është ai që vendos a ka me qenë apo jo në listën për deputet.

‘’A ka me qenë në listë a po nuk ka me qenë në listë, vendosi unë për të ardhmen dhe jo dikush tjetër. Angazhimi politik nga unë do të jetë sa të kem jetë’’ thekson ai.

Përkundër saj, deputeti Rrahmani thotë se angazhimin e tij politik do e vazhdon për aq sa do të jetoj.

‘’Angazhimi politik nuk lidhet me subjektin politik. Subjektet kanë shkuar e kanë ardhur. Unë flas vetëm për vetën dhe jo për të tjerët’’ potencon ai.