Abdixhiku e informon shefen e BE-së për zhvillimet politike në vend, thotë se vendit urgjentisht i duhen institucionet

Abdixhiku e informon shefen e BE-së për zhvillimet politike në vend, thotë se vendit urgjentisht i duhen institucionet

Abdixhiku e informon shefen e BE-së për zhvillimet politike në vend, thotë se vendit urgjentisht i duhen institucionet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefen në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në proceset negociuese dhe situatën aktuale institucionale.

“Kryetari Abdixhiku theksoi se, përkundër angazhimit maksimal dhe qëndrimeve të qarta të LDK-së në mbrojtje të parimeve demokratike, këto procese nuk kanë prodhuar rezultat. Në këtë kontekst kryetari Abdixhiku nënvizoi nevojën urgjente për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe ndërtimin e një alternative të qëndrueshme, që i përgjigjet pritjeve të qytetarëve për zhvillim dhe mirëqenie.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së si të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Burimi i lajmit:

orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.