Abdixhiku në hapje të fushatës: LDK në Lipjan garon me një kampion të vërtetë, ai është Imri Ahmeti
Në hapje të fushatës zgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për komunat e vendit. Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku e cilësoi Imri Ahmetin si “kampion të vërtetë” dhe kandidatin e duhur për të udhëhequr Lipjanin, raporton ORAinfo. “LDK në Lipjan garon me një kampion të vërtetë. […]

Në hapje të fushatës zgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për komunat e vendit.
Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku e cilësoi Imri Ahmetin si “kampion të vërtetë” dhe kandidatin e duhur për të udhëhequr Lipjanin, raporton ORAinfo.
“LDK në Lipjan garon me një kampion të vërtetë. Në një nga qytetet më me shpresë në Kosovë. Ai është Imri Ahmeti, kampioni jonë dhe kandidati jonë për Lipjan”, tha Abdixhiku.
Fushata e LDK-së në Lipjan ka nisur me entuziazëm, ndërsa Ahmeti vlerësohet si kandidati kryesor për të qeverisur edhe një mandat me Lipjanin. /ORAinfo/