Abdixhiku për akuzat e VV-së rreth votave me postë: S’mund të rrënohet procesi zgjedhor veç pse LDK është rritur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. Ai është pyetur edhe për votat me postë, ku LVV-ja e akuzon LDK-në se “i ka manipuluar ato”. Abdixhiku ka thënë se nuk mund të rrënohet një proces zgjedhor, vetëm pse LDK-ja ëshë rritur. Abdixhiku ka

Abdixhiku për akuzat e VV-së rreth votave me postë: S’mund të rrënohet procesi zgjedhor veç pse LDK është rritur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Ai është pyetur edhe për votat me postë, ku LVV-ja e akuzon LDK-në se “i ka manipuluar ato”.

Abdixhiku ka thënë se nuk mund të rrënohet një proces zgjedhor, vetëm pse LDK-ja ëshë rritur.

Abdixhiku ka shtuar se janë të dëshpëruar që s’kanë arritur t’i marrin 40 mijë vota nga diaspora siç kanë projektuar.

“Ajo çfarë mund të themi është që LDK-ja nuk ka mundur të marrë 40 mijë vota, siç ka projektuar më parë për shkak të punës brenda 4 viteve. Por për çdo ankesë janë institucionet. Nuk mund të pretendojnë rrënim të procesit zgjedhor vetëm pse është rritur LDK-ja, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës vetëm pse VV-ja nuk mund t’i merrte 51 deputetë”, ka thënë Abdixhikku. /Gazeta Express