Abdixhiku për rikthimin e Osmanit në LDK: Ky është qëllimi im, bashkimi nuk kërkon kushte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që pati më kryeministri Albin Kurti për çështjen e presidentit, është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.
Sipas tij, përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën,
“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.
Ndërsa sa i përket kushteve për rikthimin e Osmanit në LDK, i pari i kësaj partie tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



