Muja për Abdixhikun: S’e kanë kuptuar rezultatin e 7 qershorit!

Muja për Abdixhikun: S’e kanë kuptuar rezultatin e 7 qershorit!

Basri Muja ka komentuar qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se, ndonëse e kupton përpjekjen e saj për të arritur kompromise, kjo parti ende nuk e ka pranuar mesazhin që, sipas tij, qytetarët dhanë në zgjedhje.

Në emisionin Speciale në Kanal10, Muja deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit e ka bërë të qartë se cilat parti do të jenë në pushtet dhe cilat në opozitë.

“Unë e kuptojë LDK-në e cila është duke kërkuar kompromise, mirëpo nuk e kuptojë që ende nuk e kanë kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, sepse me këtë datë votuesi e ka treguar qartë se kush do të jetë në pozitë dhe kush në opozitë”, tha Muja në emisionin Speciale në Kanal10./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.