Abelard Tahiri publikon pamje nga aeroplian: Me Endritin, drejt Hagës

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se së bashku me Endrit Thaçin janë nisur drejt Hagës, në prag të një dite të rëndësishme për ish-krerët e UÇK-së.
Tahiri ka thënë se pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, nesër pritet vendimi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij.
“Me Endritin, drejt Hagës. Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



