Afati drejt fundit, Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve

Afati drejt fundit, Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nesër deputetët i kthehen Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë Kosovës President.

Ai ka postuar nga qyteti i Prizrenit, ku tha se nëse kjo nuk arrihet atëherë mandati i kthehet qytetarëve sërish.

“E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

------------------------------ Burimi i lajmit: orainfo.net Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.