Moti i keq në Shqipëri: reshje shiu, erë e fortë dhe rrebeshe në disa zona

Moti i keq prek Shqipërinë: reshje shiu, erë e fortë dhe rrebeshe në disa zona
Reshjet e shiut kanë përfshirë gjatë mesditës qarkun e Elbasanit, me intensitet të ulët, të shoqëruara me erë të fortë dhe në disa zona me rrebeshe shiu. Pavarësisht kushteve atmosferike, akset rrugore nacionale mbeten të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Problematika më e theksuar është regjistruar rreth orës 14:00 në kthesat e Dragostunjës, ku pati rënie inertesh dhe aluvionesh në rrugë, duke shkaktuar vetëm ngadalësim të lëvizjes së automjeteve, por pa ndërprerje të qarkullimit. Në terren janë të pranishëm efektivët e Policisë Rrugore si edhe punonjësit e firmës kontraktuese, të cilët monitorojnë situatën dhe punojnë për pastrimin e aksit.
Ndërkohë, një tjetër problematikë është shfaqur në Njësinë Administrative Karinë të bashkisë Peqin, ku në fshatin Sinaballaj është shembur ura tip “Bailey”. Nga ngjarja nuk ka pasur dëme në njerëz apo mjete, por dyshohet se shembja e urës ka ardhur si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë natës.
Si pasojë, aktualisht është ndërprerë qarkullimi për zonën që përfshin 9 fshatra të Peqinit, por edhe disa zona të Rrogozhinës. Autoritetet kanë njoftuar se po punohet për hapjen e një kalimi të përkohshëm pranë urës, me qëllim rikthimin sa më shpejt të lëvizjes së banorëve dhe mjeteve.
Me pak fjalë
Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar reshje shiu, erë të fortë dhe rrebeshe në disa zona, duke ndikuar në qarkullimin rrugor. Në Dragostunjë janë regjistruar rënie inertesh, ndërsa në Peqin është shembur një urë tip “Bailey”. Autoritetet po veprojnë për rivendosjen e qarkullimit në zonat e prekura.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



