AfD përjashton anëtarin që mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Hamburg ka përjashtuar anëtarin lokal, Robert Risch, nga këshilli i qytetit, pasi imazhet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë treguan se ai mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, që mblodhi politikanë të ekstremit të djathtë. Risch mori pjesë në konferencën e mbajtur në [...]Read More...

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Hamburg ka përjashtuar anëtarin lokal, Robert Risch, nga këshilli i qytetit, pasi imazhet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë treguan se ai mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, që mblodhi politikanë të ekstremit të djathtë.
Risch mori pjesë në konferencën e mbajtur në Shën Petersburg më 12 shtator, sipas analizimit të fotografive.
Më pak se një muaj më vonë, udhëheqja e AfD-së në mënyrë unanime inicioi procedura disiplinore ndaj Rscch, tha Dirk Nockemann, udhëheqësi i AfD-së në Hamburg.
Risch mohoi pretendimet dhe deklaroi se udhëtimi për në Rusi ishte privat dhe se “një mike”, ish-anëtarja e këshillit të Hamburgut nga AfD-ja, Olga Petersen, e kishte ftuar që ta shoqëronte në këtë ngjarje.
Ai shtoi se ditëlindja e Petersenit përkoi me datën kur u mbajt konferenca dhe pretendoi se nuk e dinte paraprakisht se kush ishin pjesëmarrësit apo cila ishte agjenda.
Ai po ashtu tha se “po bëja fushatë për paqe” dhe se nuk mund të mbahet përgjegjës për ata “që ishin me mua në të njëjtin ambient”.