Agjencia evropiane: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë

EMA: Nuk ka dëshmi që paracetamoli gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin The post Agjencia evropiane: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë appeared first on Albinfo.

Agjencia evropiane: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar të martën se nuk ka asnjë provë të re që do të kërkonte ndryshim të rekomandimeve për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë. Sipas EMA-s, ky medikament mund të përdoret në mënyrë të kontrolluar dhe vetëm kur është e nevojshme, përcjell albinfo.ch.

Deklarata erdhi pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili të hënën lidhi marrjen e paracetamolit (i njohur si Tylenol në SHBA) gjatë shtatzënisë me zhvillimin e autizmit tek fëmijët — një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.

“Provat e deritashme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, u tha në reagimin zyrtar të EMA-s për agjencinë Reuters.

Agjencia sqaroi më tej se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë, por vetëm në raste të domosdoshme dhe në dozat më të ulëta të mundshme, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të barnave gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.

The post Agjencia evropiane: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë appeared first on Albinfo.