“Dy herë u refuzua nga Trump”, Maraj: Parashikon fundin e Vuçiqit

Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Presidenti serb Aleksander Vuçiq në SHBA përjetoi një dështim diplomatik, duke mos u pranuar dy herë nga Presidenti Trump, ndërsa në BE po bëhet gjithnjë e më i papranueshëm, madje duke fyer deputetë evropianë. Ai ka theksuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, […] The post “Dy herë u refuzua nga Trump”, Maraj: Parashikon fundin e Vuçiqit appeared first on InfoShqip.com.

“Dy herë u refuzua nga Trump”, Maraj: Parashikon fundin e Vuçiqit

Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Presidenti serb Aleksander Vuçiq në SHBA përjetoi një dështim diplomatik, duke mos u pranuar dy herë nga Presidenti Trump, ndërsa në BE po bëhet gjithnjë e më i papranueshëm, madje duke fyer deputetë evropianë.

Ai ka theksuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime në SHBA dhe BE.

“Gjendja e rëndë politike në Serbi dhe orientimi drejt një rënie të ashpër ekonomike Vuçiqin dhe rrjetin e tij mafioz e ka sjellë pranë një lufte civile. Në SHBA Vuçiq po ashtu pësoi një debakël. Qëndrimi i tij ishte mjaft i dëshpëruar. Dy herë ai nuk u pranua nga Presidenti Tramp. Në BE ai për çdo ditë është edhe më i papranueshëm. Si dëshpërim ai ofendon deputetët e Parlamentit Evropian, për çka pati edhe reagime. Tani çdo lëvizje e tij të tregon të mbyturin në ujë i cili mundohet të shpëtojë duke u kapur për një fije bari.

Pritja e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në SHBA dhe kudo në BE është e shkëlqyeshme, fjalimet e saj përcillen me duartrokitje, sado që edhe ne kemi problemet tona pa u themeluar ende Kuvendi po hyjmë në zgjedhje lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor. Vuçiq gjatë krejt kësaj kohe mundohet t’i qetësojë protestuesit e vet me gjoja përgatitjet e fqinjëve për luftë dhe rrezikun që do ta ketë Serbia nga fqinjët se BE është kundër Serbisë etj. Për këtë ai përmend marrëveshjen për mbrojtje të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shpejguar ai.

Sipas tij, Vuçiq përdor paradën ushtarake si shfaqje force ndaj protestuesve dhe fqinjëve, ndërsa Kosovën e përdor si mjet politik për t’u mbrojtur nga kundërshtarët e tij.

“Në këtë gjendje pranë luftës civile në Serbi, Vuçiq mban Paradën ushtarake për të treguar dhëmbët fillimisht para protestuesve serbë dhe pastaj ndaj fqinjëve. Këtë Paradë e quan “Serbia Unike”, pikërisht i vë emrin unike, kur ajo; jo vetëm që nuk është unike por është shumë e acaruar dhe shumë e përçarë. Në të njëjtën kohë fija që i ka mbetur për të folur dhe për t’u ngjitur në të është Kosova. Me fjalën Kosova në gojë ka ardhur në pushtet dhe me këtë mundohet të shpëtojë nga kundërshtarët e vet serbë.

Deklarimi i tij se do të ketë luftë dhe se të gjithë po përgatiten për luftë dhe fqinjët po përgatiten kundër Serbisë është edhe një deklarim dhe vlerësim publik që për të ndikuar në uljen e tensioneve në Serbi me përdorimin e frikës gjoja nga rreziku që i vjen Serbisë nga fqinjët; pra për konsum të brendshëm. Ky në BE deklarohet se Serbia do të bëjë çmos që të mos ketë luftë, ndërsa në veri të Kosovës nuk pushon së dërguari misionar për të treguar se ata janë këtu dhe se situatën e mbajnë të ndezur për të mos e lëshuar Kosovën. Ekspertë të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe kanë sjellë në Smederevë për të ushtruar grupe diversantësh e sabotuesish pro rusë dhe pro serbë dhe për t’i shpërndarë ata nëpër botë për interesa të trekëndëshit Rusi-Kinë dhe Iran si dhe për të krijuar përçarje”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Maraj thotë se ideologjitë dhe fetë po përdoren për nxitje çrregullimesh, siç tregojnë arrestimet e gjashtë serbëve në Francë, si dhe në Mal të Zi janë kryer sulme për të krijuar konflikte me Kosovën.

“ Nxitjet për çrregullime përmes ideologjisë, të fesë janë evidente, rasti i fundit është në Francë ku arrestohen gjashtë serbë, raste të tilla po përdoren kudo. Shantazhe të tilla planifikon dhe pretendon në Kosovë. Në Mal të Zi, dy herë pati të shtëna dhe dëmtime në qendrën e pushimeve “Hajla Shtedim” në anën e Kosovës, për të krijuar konflikte ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sa i përket luftës që do të ndodhë, Serbia është e armatosur për të qenë një bombë ruse në Gadishullin Ilirik në shërbim të “Botës ruse”, që këtu do të quhej “Serbia e madhe”. Kjo nuk ka mundësi fare të ndodhë, nga se edhe nëse ndodh ky do të jetë fundi i Serbisë”, ka deklaruar ai.

Më tej, Maraj ka argumentuar se Serbia kurrë nuk ka luftuar kundër ushtrive të organizuara, por vetëm ndaj civilëve të paarmatosur.

“Serbia do të jetë një pashallëk i Beogradit i dënuar nga Bota demokratike për gjenocid dhe agresione të pandërprera që sa dekada. Kurse sa i përket Kosovës kjo nuk ka fare mundësi.

E para Serbia nuk ka luftuar kurrë ndaj një shteti që ka pas ushtri të organizuar. Gjithmonë ka sulmuar familje dhe popullatë civile pasive dhe të paarmatosur.

E dyta luftën me Kosovën dhe Kroacinë e ka provuar dhe është ndarë shumë keq.

E treta, Kosova tani ka ushtri të organizuar mirë dhe kjo ushtri përballon Serbinë.

E katërta në Kosovë është ushtria KFOR-i. Që nëse fillon kjo luftë do të kryhet shumë shpejt dhe Serbisë do t’i duhet një gjysmëshekulli për t’u ngritur edhe një herë si shtet shumë i urtë dhe i qetë.

Para të gjitha këtyre Serbia duhet të zgjedhë problemet e veta brendshme para ndonjë lufte civile. Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e sigurt se tani. Çdo ditë gëzon përkrahje më të madhe nga aleatët tonë”, ka përfunduar Maraj.

The post “Dy herë u refuzua nga Trump”, Maraj: Parashikon fundin e Vuçiqit appeared first on