Ahmeti: Me rininë, Lipjani do të ndërtohet mbi punë e jo propagandë!
Sonte, oborri i palestrës së qytetit në Lipjan u mbush me entuziazmin dhe energjinë e të rinjve. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Forumin e Rinisë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se rinia është motivi kryesor për të vazhduar me forcë dhe përgjegjësi drejt zhvillimit të […]

Sonte, oborri i palestrës së qytetit në Lipjan u mbush me entuziazmin dhe energjinë e të rinjve.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Forumin e Rinisë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se rinia është motivi kryesor për të vazhduar me forcë dhe përgjegjësi drejt zhvillimit të qytetit.
“Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë. Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit”, shkroi Ahmeti.
Ai shtoi se angazhimi i rinisë është dëshmia më e mirë se Lipjani po ecën drejt një të ardhmeje më të ndritur. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
Sonte, oborri i palestrës së qytetit u mbush me energjinë e rinisë sonë!
Faleminderit Forumit të Rinisë për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sjell, duke e shndërruar përkushtimin tonë në vepra konkrete për Lipjanin.
Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë.
Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit dhe motivi ynë për të vazhduar me forcë e përgjegjësi të lartë drejt zhvillimit të vendit tonë.