Ai i fitoi muskujt në një fermë dhe ha vetëm dy vakte: Lojtari më muskuloz i Italisë surprizon me një klub të ri
Njëri prej figurave më të veçanta në Serie A, Federico Baschirotto – i njohur si “fermeri” muskuloz – tashmë ka një klub të ri. Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Lecce, ku u shqua si një ndër mbrojtësit më të fortë fizikisht dhe teknikisht, 28-vjeçari italian ka firmosur me skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit italian, […]

Njëri prej figurave më të veçanta në Serie A, Federico Baschirotto – i njohur si “fermeri” muskuloz – tashmë ka një klub të ri.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Lecce, ku u shqua si një ndër mbrojtësit më të fortë fizikisht dhe teknikisht, 28-vjeçari italian ka firmosur me skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit italian, Cremonese.
Pavarësisht interesimit nga klube më të mëdha, Baschirotto zgjodhi një sfidë ndryshe dhe shpreson të ndihmojë Cremonese në konsolidimin e saj në Serie A.
Performancat e tij me Lecce i siguruan edhe një ftesë në kombëtaren italiane, por transferimi i fundit tregon se ai ndjek më shumë projektin sportiv se sa emrin e klubit.
Përveç lojës së tij solide në mbrojtje, Baschirotto është bërë i famshëm në të gjithë botën për fizikun e jashtëzakonshëm. Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si futbollistin më muskuloz të Serie A – një “bodybuilder” në futboll profesionist, transmeton telegrafi.
Ai vetë ka treguar se muskujt i ka fituar jo vetëm nga palestra, por edhe nga puna fizike në fermën e vëllezërve të tij. Që nga viti 2021, ai ka filluar të kalojë pushimet verore duke punuar në fermë, gjë që tashmë është kthyer në një traditë personale.
Përveç stërvitjes së rregullt dhe disiplinës së hekurt, Baschirotto është gjithashtu shumë strikt në ushqim. Sipas një prej vëllezërve të tij, Federico ka konsumuar vetëm pulë dhe oriz për tetë vite me radhë.
Me këtë vendosmëri dhe disiplinë, ai pritet të jetë një nga liderët e rinj të Cremoneses në sezonin 2025/26 të Serie A.