Ajeti dhe Broja shprehen se do të japin maksimumin ndaj Serbisë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 The post Ajeti dhe Broja shprehen se do të japin maksimumin ndaj Serbisë appeared first on Albinfo.

Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli. Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal. Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për të ruajtur portën e paprekur.
Armando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë. Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.
The post Ajeti dhe Broja shprehen se do të japin maksimumin ndaj Serbisë appeared first on Albinfo.