Akordi shumë pranë, Milan huazon një tjetër yll nga Premier League

Akordi shumë pranë, Milan huazon një tjetër yll nga Premier League

Nuk mbaron me Fullkrug, Milan huazon një tjetër futbollist nga Premier League.

Igli Tare duket se ka gjetur qendërmbrojtësin e ri të Milanit në Angli.

Bëhet fjalë për një njohjë të vjetër të Serie A, por që aktualisht është pjesë e Premier League dhe luan për Brighton.

Diego Coppola pritet të jetë qendërmbrojtësi më i ri i Milanit, transferimi i tij brenda merkatos së janarit është një nga prioritetet kryesore të drejtorit sportiv të kuqezinjve.

Coppola u transferua gjatë verës nga Verona te Brighton për 11 milionë euro, por nuk ka arritur të ambientohet në Angli dhe Milan synon rikthimin e tij në Serie A në formë huazimi.

Italiani ka luajtur vetëm 542 minuta me Brighton këtë sezon dhe sipas raportimeve të fundit Rosonerët janë shumë pranë akordit për huazimin e tij.