Aksident me fatalitet në Bosnjë, humb jetën i riu nga Rahoveci

Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Bosnjë e Hercegovinë.Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për 24 vjeçarin Ali Dermala, me prejardhje nga Rahoveci.
I riu vdiq pasi u aksidentua me motoçikletë në afërsi të Bradinës, M17 në drejtim të Sarajevës.
Dyshohet se ai e ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, duke dalë nga rruga.Dermala nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Për rastin tragjik, ka njoftuar edhe familja.Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet, nesër, më 8 shtator me fillim nga ora 17:00 në varrezat Ravne Bakije.
Ali Dermala ishte i biri i imamit Muhamed, i cili jeton dhe punon në Sarajevë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



