Aksident mes dy veturave në Deçan, Policia jep detaje
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Deçan. Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. “Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Deçan.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Luan Haradinaj’ në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.